Ferdinand pritet të hapë restorantin “Bella Roma”
Mançester - Rio Ferdinand pritet të hapë një restorant italian me emrin e qytetit ku do të zhvillohet nesër finalja e Ligës së Kampioneve ndërmjet Barcelonës dhe Mançester Junaited. Restoranti i futbollistit anglez është menduar të quhet “Bella Roma” (Roma e Bukur), dhe do të ndërtohet në një nga rrugët e Mançesterit.
“Nëse Mançesteri fiton në Romë, restoranti do të jetë shenjë kujtimi për këtë mbrëmje fantastike. Por sigurisht që nuk do të jetë diçka e pëlqyeshme fjala ‘Romë’, nëse skuadra mposhtet në finale. Atëherë ky restorant do të vizitohej më shumë nga tifozët e Mançester Sitit, apo edhe të Liverpulit, dhe kështu do të mbeteshin jashtë fansat e Junaited”, deklaron një i afërm i futbollisti të Mançesterit, Rio Ferdinand.