E Martë, 3 Nëntor 2026

Skrapar/ Operacioni antikanabis zbulon mbi 2 mijë bimë narkotike

Policia e Skraparit ka prangosur dy autorë të tjerë të dyshuar për kultivimin e mijëra bimëve cannabis sativa në fshatin Novaj.

Operacioni policor “Tomorri” i nisur më parë e çon në 5 numrin e të arrestuarve për këtë vepër, ndërsa një person është shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit u informuan për rastin e kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Novaj dhe në terren asgjësuan 980 bimë narkotike.

Bimët e përhapura në zonën e pyllëzuar mirërriteshin nga dy banorët e fshatit, 43 dhe 33 vjeç, tashmë të arrestuar.

Inspektori i shërbimit pyjor të zonës po ashtu po procedohet penalisht për shpërdorim detyre.

Gjatë aksionit u sekuestruan dy radio marrëse-dhënëse, që u gjetën në banesat e të arrestuarve.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›