E Martë, 3 Nëntor 2026

Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Veliaj: Dita e përkujtimit të veprës së ndritur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka adresuar mesazhin e tij me rastin e Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Sot, kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës! Kjo është dita e përkujtimit ndaj veprës së ndritur, humane e hyjnore të Nënë Terezës, shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë”, shkruan Veliaj.

Misionarja shqiptare Agnes Gonxhe Bojaxhiu për më shumë se 45 vjet u shërbeu të varfërve, të sëmurëve dhe jetimëve.

Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›