E Diel, 1 Nëntor 2026

Skrapar shperthen predha ne demontim nje vdes tre plagosen

E perditesuar - Ministra e Mbrojtjes reagoi pasditen e sotme ne lidhje me rastin e shperthimit aksidental ne Skrapar ku nje oficer humbi jeten dhe tre te tjere u plagosen.
Ne deklarate thuhet se tre te plagosurit qe jane shtruar ne spitalin ushtarak ndodhen jashte rrezikut perjeten nderkohe qe strukturat e mbrojtjes kane nisur menjehere hetimin mbi ngjarjen.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura do te marrin te gjitha masat per nderimin e thelle ndaj ushtarakut Agim Mekollari te rene ne permbushje te misionit si dhe per perkujdesjen e plote ndaj te plagosurve dhe familjareve te prekur prej kesaj ngjarje. thuhet ne deklarate.

Nje aksident tragjik gjate demontimit te armeve i mori jeten nje shtetasi ne Skrapar. Agim Mekollari mbeti i vdekur gjate procesit te demontimit si pasoje e shperthimit te predhes qe kishte ne dore. Mekollari eshte oficer i ketij reparti.

Ndersa te plagosurit jane Jetmir Demaj 30 vjec nga orovoda Ilir Kurti 27 vjec nga Tirana dhe Drino Tiko 22 vjec po nga Tirana. Ngjarja tragjike ndodhi ne repartin ushtarak te Pigazit.

Te plagosurit jane derguar me urgjence me helikopter drejt Spitalit Ushtarak ne Tirane. Procesi i demontimit te armeve ne Skrapar eshte i varur drejtperdrejte me ministrine e Mbrojtjes dhe deri me tani eshte mesuar shume pak lidhur me shkaqet qe kane cuar ne kete aksident tragjedik.

Nje dite me pare po ne kete rreth nje grua 35-vjecare mbeti e plagosur gjate procesit te demontimit te armeve ne Polican ndersa ka qene duke punuar ne repartin e fonderise. Miranda Dehari 34 vjece nene e dy femijeve mesohet se ka qene duke punuar ne nje makineri per demontimin e municioneve ne kohen qe eshte plagosur ne krahun e majte.

Burime nga Uzina Mekanike e Policanit bejne me dije se kemi te bejme me nje gabim njerezor nderkohe qe pranohet fakti se gruaja vetem pak kohe me pare ishte punesuar prane ketij reparti si punonjese fonderie.

Prej kohesh pushtetaret vendore te ketij qyteti kishin dhene alarmin se praen uzines jane punesuar punonjes te paspecializuar te cilet kryejne punen e demontimit te municioneve.

Dy vitet e fundit kane ndodhur disa here shperthime ne procesin e demontimit te armeve dhe municionit ne Skrapar.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›