Skualifikohet Huntelar, humbet ndeshjen e parë
Shtyhet debutimi në kampionatin italian për sulmuesin holandez të Milanit, Jan Klas Huntelar. Ai duhet të plotësojë javën e fundit të dënimit që ka marrë me fanellën e Realit të Madridit.
Sipas pikës 12 të rregullores së FIFA-s mbi statuset dhe transferimet ndërkombëtare të lojtarëve, skualifikimi i marrë në Spanjë, duhet të përfundohet në Itali.
Këtë njoftim e ka nxjerrë Lega Kalço, duke saktësuar se njoftimi mbi dënimin e lojtarit është bërë nga Federata Spanjolle në drejtim të asaj italiane.
Pra, një problem më tepër për trajnerin Leonardo, në repartin që ka bindur më pak se të tjerët në paraqitjet e kuqezinjve kohët e fundit. Vetëm paraqitja e mirë e brazilianit Pato në takimin e fundit, e përmirësoi disi gjendjen e sulmit kuqezi.