E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohen nga Greqia dy shtetas në kërkim ndërkombëtar

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bëri të ditur sot se Zyra Qëndrore e Interpol Tiranës realizoi ekstradimin e shtetasit  Neritan Cjapi, 37 vjeç, nga Roskoveci, i  Fierit.  37 vjeçari Cjapi rezulton i dënuar në mungesë  nga  Gjykata e Rrethit Gjyqsor Fier, me 10 vjet burg, për  "shfrytëzimin për  prostitucion në rrethana rënduese", të një vajze nga ky rreth për disa vite në Greqi.

Gjithashtu, dje u bë i mundur ekstradimi i shtetasit Nuri  Fusha, 37 vjeç, nga  Berati, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit "arrest me  burg",  për veprën penale të "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".

Shtetasit e lartëpërmendur janë arrestuar në Greqi dhe tashmë ekstraduar në Shqipëri, në sajë të  bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologen e saj në shtetin fqinj.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›