E Diel, 1 Nëntor 2026

Skuterat elektrikë bëhen problem në Sarandë, djali që u përplas në shëtitore ende në spital

Skuterat elektrikë janë bërë problem edhe në qytetet e tjera, jo veç në Tiranë ku u përhapën në masë në një kohë shumë të shkurtër. Së fundmi, nga Saranda ka raportime se këto dy-rrotak me bateri që përdoren nga të rinjtë janë bërë burim aksidentesh.

Newsbomb.al mëson se dje, një i ri që lëvizte me skuter në shëtitoren e qytetit ka përplasur një djalë tjetër duke i shkaktuar lëndime në trup. Atje është thirrur për ndihmë dhe stafi mjekësor dhe i riu ka përfunduar në spital.

Ai vazhdon të jetë ende nën kujdesin e bluzave të bardha. Ndërkohë, qytetarët bëjnë thirrje për ndalimin e tyre në shëtitore dhe në rrugët e Sarandës gjatë sezonit turistik, pasi janë kthyer në problem si për këmbësorët ashtu dhe për makinat.

Ambulanca dje ne shetitoren e Sarandes, pas aksidentit me skuter

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›