E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skype sjell surpriza në Windows 8 dhe Surface

Këtë javë Microsoft-i sjell tabletin Surface me Windows RT. Aplikacionet e ndryshme po mundohen të bëhen gati për Windows 8, siç kemi parë tek Firefox, por tani dhe Skype ka sjellë një pamje të re, siç mund ta shihni dhe në foto.

Por ka më shumë detaje se sa mund të shihni në foto.

Në Surface, Skype i ri do të jetë një revolucion i vërtetë, dhe ju do të jeni në gjendje që të komunikoni në të sikur ta kishit personin me të cilin do të flisni ballë- përballë.

Spikerët e rinj Stereo dhe Mikrofonat do e bëjnë komunikimin dhe më real.

Gjithashtu kamera e përparme e Surface do të jetë 720p HD, dhe do të quhet LifeCam.

Kamera ka sensorë të ambientit që e maksimizojnë marrjen e dritës, dhe e rregullojnë fokusimin, në mënyrë që grafika të duket sa më e mirë.

Versioni i ri i Skype do të jetë i gatshëm për shkarkim me 25 tetor. /PCWorld Albanian/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›