Slash: Krenar që kam qenë pjesë e ‘Guns ‘n’ Roses’

Slash ka arritur shumë sukses me grupin e tij Velvet Revolver (pjesëtar i të cilit nuk është më), por kitaristi nuk harron kurrë grupin me të cilin u bë i famshëm: Guns ‘N’ Roses.
“Kemi bërë gjëra të mëdha me Guns-at. Nuk kërkonim të bëheshim të famshëm, por të bënim muzikë të mirë dhe mendoj se ia arritëm qëllimit”, thekson muzikanti.
Slash do të nisë në Kanada në muajin korrik një seri koncertesh ku do të prezantojë albumin e tij të dytë ‘Apocalyptic Love’ që do të dalë të martën në treg.
Së bashku me kanadezët Todd Kerns (ish-Age of Electric) dhe Brent Fitz (ish-Theory of a Deadman), një nga kitaristët më të mirë në historinë e rock-ut do të luajë edhe këngë nga të gjitha grupet ku ka qenë pjesëtar.