Man Utd, kampion i vlerës

Manchester United mbetet klubi më i vlefshëm në botën e futbollit, edhe pse përfundoi sezonin 2011-12 pa asnjë titull të fituar.
Një hulumtim nga kompania Brande Finance Football 50 ka vendosur klubin nga Old Trafford në krye të renditjes, edhe pse skuadra kaloi një sezon dëshpërues për dallim nga rivalët Manchester City dhe Chelsea, që triumfuan në Premierligë, respektivisht Ligën e Kampionëve.
Vlera në treg e Manchester Unitedit është 672.9 milionë euro, kurse në pozitën e dytë gjendet finalisti i edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve, Bayern Munichu me 230.3. Gjiganti bavarez është ngjitur një vend më lart duke tejkaluar Real Madridin. Megjithatë, analisti Matt Hannagan ka paralajmëruar se gjiganti bavarez duhet të zgjerohet, përndryshe do të bie më poshtë në vitet e ardhshme.
“Bayerni duhet të fillojë të ndërtojë imazhin e tij në treg, përndryshe do të varet krejtësisht nga qendra e tifozëve vendorë”. David Haigh, drejtor ekzekutiv i Brand Finance. Ai shtoi: “Dy klubet e para kanë strategji të ndryshme operuese. Bayerni ka për prioritet bazën e tifozëve në vend, kurse United përqendrohet në shkallën e gjerë globale”.
Gjigantët spanjoll Barcelona dhe Real Madridi janë goditur nga gjendja e krizës në ekonominë e vendit, megjithatë okupojnë pozitat katër, respektivisht pesë. Fituesi i sivjetmë i Ligës së Kampionëve, Chelsea, mbetet i pesti pas një sezoni gjatë të cilit fitoi dy trofe, por dështoi të shkëlqejë në Premierligë. Milani është përfaqësuesi i vetëm i Italisë në top 10-she.
“Studimi i sivjetmë tregon se futbolli nuk është imun ndaj krizës financiare dhe ekipet spanjolle e italiane janë goditur më së shumti”, theksoi Haigh. Kampioni i Holandës, Ajax është skuadra e parë jashtë katër ligave kryesore evropiane në pozitën e 14-të me 144.6 milionë euro.
Kurse dyshja e klubeve nga Ligue 1 e Francës, Olympique Marseille dhe Olympique Lyon kompletojnë top 20-shën me renditjen e tyre në pozitat 15-të, përkatësisht 18-të.
Top 10 klubet më të vlefshme:
1 Man Utd 672.9 milionë euro
2 Bayern 617.9
3 Real Madrid 471.7
4 Barcelona 455.9
5 Chelsea 312.9
6 Arsenal 305
7 Liverpool 288.5
8 Man City 237.4
9 Milan 229.5
10 Schalke 209.1