Sllovakia Kosova nuk ndryshojme qendrim

Ministri i Jashtem i Sllovakise Mikulas Dzurinda ka deklaruar se vendi i tij per momentin nuk e sheh te arsyeshem ndryshimin e qendrimit ndaj ceshtjes se Kosoves.
Megjithate Dzurinda ka theksuar se kjo nuk duhet te pengoje perspektiven evropiane te Kosoves dhe dialogun e saj me Serbine.
Qellimi yne eshte vendosja e marredhenieve te mira mes Prishtines dhe Beogradit. Ne jemi per dialog dhe do te ishte mire qe ai te fillonte me te vertete ka pohuar Dzurinda.
Sllovakia eshte nje nga pese vendet anetare te Bashkimit Evropian qe ende nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves.