E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovakia mbështet Shqipërinë për integrimin në BE

Z. Lajçak, i cili mbërriti sot për një vizitë zyrtare dy ditore në vendin tonë, me ftesë të homologut të tij, Ilir Meta, bëri të ditur gjithashtu çeljen gjatë ditës së nesërme të Ambasadës Sllovake në Tiranë si dhe  mbështetjen e plotë të vendit të tij në procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit shqiptarë.     Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, në një konferencë të përbashkët për shtyp, e vlerësoi homologun e tij sllovak si "një mik i Shqipërisë, jo vetëm se ka qenë Ambasador për Shqipërinë, por edhe për shkak të angazhimeve të rëndësishme ndërkombëtare që ka pasur në rajonin e Ballkanit në të kaluarën". Ai gjithashtu siguroi homologun sllovak se brenda këtij viti do hapet Ambasada Shqiptare në Bratislavë.     Sipas zv/Kryeministrit Meta, vizita e z. Lajçak në Tiranë, hap një kapitull të ri në marrëdhëniet Shqipëri-Sllovaki.                                                                                                     

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›