Kina: Akuzat e SHBA-së mbi internetin dëmtojnë marrëdhëni
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton në një fjalim të saj ka theksuar mosmarrëveshjet me Pekinin lidhur me politikën kibernetike, pasi ''Google Inc'', operatori më i madh në botë i kërkimit në internet paralajmëroi javën e kaluar se do të tërhiqej nga Kina për shkak të ankesave për censurë.
Klinton bëri thirrje dje për masa ndëshkuese dhe për dënim të atyre që kryejnë sulme pirate përmes internetit, në një fjalim që prekte shqetësimet e kompanisë ''Google Inc'' në lidhje me Kinën.
"Vende apo edhe individë që përfshihen në kryerjen e sulmeve pirate përmes internetit duhet të përballen me pasojat e veprimeve të tyre dhe masa ndëshkuese ndërkombëtare. Në një botë të ndërlidhur, sulmi mbi rrjetin e një vendi mund të jetë sulm mbi rrjetet e të gjithë vendeve", deklaroi Klinton.