E Shtunë, 31 Tetor 2026

Slloveni, Berisha: Tadiç të ishte në samit

Serbia refuzon takimin e liderëve të Ballkanit, për shkak të Kosovës. Kosova për herë të parë është bërë pjesë e një forumi kaq të rëndesishëm si Konferenca e Liderëve të Ballkanit Perëndimor: "Bashkë për Bashkimin Evropian, në Slloveni, por pikërisht për këtë shkak presidenti Boris Tadiç u bë lideri I vetëm që nuk vizitoi Slloveninë, pasi Kosova për serbët ende nuk është një shtet i pavarur. Ky bojkot është pritur me keqardhje nga liderët shqiptare, si nga kryeministri Sali Berisha ashtu edhe shefi i ekzekutivit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ndërkaq komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule shprehu besimin se në suksesin e kësaj konference. Sipas tij mbajtja e kësaj Konference eshte një hap në drejtimin e duhur, pasi vendet e rajonit e kuptojnë se bashkëpunimi është në të mirë të tyre dhe aspiratave për integrim.
Ndërkaq kryeministri Berisha gjatë fjales se tij në konferencën e liderëve të Ballkanit Perëndimor u ndal edhe tek procesi zgjedhor i 28 qershorit. Pavarësisht qendrimit të opozitës në Tiranë, lideri i maxhorancës në Slloveni theksoi se zgjedhjet u vlerësuan se përmbushën standardet kryesore të OSBE/ODIHR dhe janë zgjedhjet e para në historinë e vendit, të cilat u firmosen papërjashtim, nga të gjithë komisionerët e të gjithë forcave politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›