Slloveni, referendumipër kufijte me Kroacinëfiton PO-ja
LUBJANE- Sllovenët i kanë thënë po marrëveshjes që kontesti i kufitar me Kroacinë t'i lihet në dorë arbitrazhit ndërkombëtar.
Me një fitore të ngushtë, rezultatet zyrtare nga referendumi i së dielës tregojnë se 51. 5 përqind e votuesve mbështet arbitrazhin dhe 48.25përind e kundershtojnë atë. Pjesëmarrja në referendum ka qenë rreth 43 %, e mjaftueshme nëse do të krahasohej me pjesëmarrje në referendumet e mëpareshme. Në bazë të ligjit nuk kërkohet asnjë kuorum dhe rezultati është i vlefshëm edhe nëse nuk marrin pjesë 50 % e elektoratit.
Në plan të parë PO-ja e sllovenëve është një lajm i mirë për Kroacinë e cila miratoi marrëveshjen në dhjetor një muaj pas nënshkrimit të saj.
Sipas marrëveshjes, një ekip ndërkombëtar do të nisë diskutimet për territorin ujor, për të cilin kanë nisur konfliktet që prej vitit 1991, pas shpërbërjes së ish- Jugosllavisë. Thelbi i përplasjes mes dy vendve është kufiri i tyre detar në veri të detit Adriatik, në gjirin e Piranit, i cili, me skajin verior në Itali dhe me skajin jugor në Kroaci, nuk i ka dhënë mundësi Sllovenisë të ketë dalje direkte në ujrat ndërkombëtare, por duhet të kalojë në territorin ujor kroat. Sllovenia kerkon dalje direkte në ujërat nderkombëtare, çfarë do ta detyronte Kroacinë të heqë dorë nga një pjesë e territorit të saj dhe ka kërcenuar të bllokojë anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian deri sa të arrihet një zgjidhje.
Për shkak të kontestimit të kufijve Sllovenia e cila bën pjesë në BE që prej 2006 bllokoi për një vit të tërë, 2009 negociatat për anëtarësimin e Kroacisë në BE, duke detyruar këtë të fundit të shtyjë negociatat edhe për një vit.
Disa i druheshin një “jo” të referendumit e cila do të shtynte qeverinë e Lubjanës të vendoste veto në lidhje me anëtarësimin e Kroacisë në BE, duke krijuar kështu dhe precedentë të cilët mund të imitoheshin nga vende të tjera, anëtare të BE-së për të detyruar vendet kandidate për të zgjidhur cështje bilaterale që nuk bënin pjesë në negociata të përbashkëta.
Brukseli, i cili ka qenë dhe ndërmjetësi mes kryeministrit slloven Borut Pahor dhe kryeministre kroate Jadranka Kosor shpresonin në një “Po” për të mbyllur negociatat me Kroacinë brenda fundit të këtij viti dhe më pas do lejonte anëtarësimin e saj në BE brenda 2012.
Edhe nga Ëashingtoni kishin mbërritur sinjalet se një “Jo” do të shihej shumë keq në lidhje me anëtarësimin e Kroacisë në BE, cka do të ndikonte dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Por mbi të gjitha “Po” është një lajm i mirë për kryeministrin slloven Pahor i cili ka vënë në lojë reputacionin e tij si lider në këtë referendum.“Kemi një rezultat të mirë dhe tani mund të hapim një kapitull të ri në raportet mes dy vendeve”- ka thënë kryeministri slloven.
Opozita e qëndrës së djathtë akuzoi Pahor se ka shitur interesat kombëtare duke iu dorëzuar presionit të Brukselit dhe Amerikës dhe duke mbyllur përgjithmonë mundësinë që Sllovenia të kishte dalje të drejtëpërdjetë në ujrat ndërkombëtare në Gjirin e Piranit.
Fushata zgjedhore ka qenë mjaft e ashpër ndaj Pahor dhe lideri i qendrës së djathtë ish kryeministri Janez Jansa shpresonte se referendumi dp të transformoje një një formë vote kundër qeverisë.
Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, tha se ajo parashikon se nuk do të ketë aksion të mëtejmë slloven për ta penguar rrugën e Zagrebit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
(s.g/BalkanWeb)