E Diel, 1 Nëntor 2026

Babai terrorizon banorët me armë: S’kam bukë për 3 fëmijët

LIBRAZHD-Një person i armatosur me një armë zjarri tip kallashnikov gjatë mesditës së sotme ka terrorizuar për rreth një orë banorët e lagjes “Qendër” në fshatin Lunik të komunës me të njëjtin emër 15 km në veri të qytetit të Librazhdit.
Xhelil Gjata 50 vjec në gjendje të dehur shtrëngonte nëj armë në dorë dhe bërtiste se ndjehej I padobishëm të ushqente me bukë 3 fëmijët e tij të vegjël.

Sipas banorëve të kësaj zone shtetasi Xhelil Gjata i moshës rreth 50 vjeç, babai i tre fëmijëve në gjendje të dehur, sot në mesdite për minuta të tëra me armën e zjarrit në dorë ushtroi terror ndaj bashkëfshatarëve të tij. Këta pasi kanë konstatuar se ishte e pamunduar neutralizimi prej tyre i situatës së krijuar kanë sinjalizuar sallën operative të komisariatit të policisë së Librazhdit nga ku janë nisur forca të shumta për të marrë situatën nën kontroll. Shtetasi Xhelil Gjata sipas dëshmitarëve pasi ka qëlluar me armën e zjarrit në ajër duke terrorizuar banorët e lagjes Qendër në fshatin Lunik ka deklaruar se do ta përdorë armën ndaj punonjësve dhe drejtuesve të komunës së Lunikut ku ai edhe banon .
Ndërsa pretendonte se do të qëllonte ndaj punonjësve të komunës ai ka shpjeguar se këtë veprim e bënte pasi e ndjente veten të poshtëuar që nuk i sigurohej nga pushteti lokal një ndihmë minimale financiare për të siguruar mbijetesën për tre fëmijët e tij. Sapo ka parë forcat e policisë të mësynin në fshat 50 vjecari ka lënë armën dhe ka tentuar të largohej por është arrestuar më pas nga policia.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›