E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkojnë lirimin nga burgu të të riut me tumor, të burgosur e fshatarë solidarizohen me familjen

Dhjetëra banorë të fshatit Mbrostar Ura në Fier kanë protestuar në solidaritet me familjen Meçaj, për lirimin nga burgu të 22 vjeçarit të sëmurë rëndë

Artur Mecaj i dënuar me 5 vjet burg për “armbajtje pa leje”,  vuan nga tumori në mushkëri dhe probleme të rënda kardiake. familjarët kërkojnë që 22 vjecari t’i kalojë ditët e fundit pranë të afërmve në shtëpi.

E moshuara Liri Refati, gjyshja e Artur Meçajt, thotë se nipi i saj nuk është person që përbën rrezik për të tjerët, aq më pak në gjendjen e rënduar shëndetësore ku ndodhet. 70-vjecarja paralajmëron se nëse 22-vjecari nuk lirohet, të gjithë banorët e fshatit do bllokojnë rrugën nacionale Fier-Lushnje.

Reagon Drejtoria e Burgjeve

Ka reaguar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.  Në deklaratën për mediat sqarohet se i burgosuri Artur Mecaj është trajtuar vazhdimisht në spitalin e Burgut Fier, ku pavarësisht keshillave të mjekëve për t’u shtruar, nuk ka pranuar dhe ka kerkuar të trajtohet në shtëpinë e tij. Kjo kërkesë për të cilën është vënë në dijeni gjykata dhe Prokuroria,  nuk është e bazuar nga ana ligjore shpjegon drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Burime brenda Burgut të Fierit, thonë se me kërkesën eArtur Meçajt janë solidarizuar edhe të dënuarit e tjerë që mëngjesin e se shtunës, 19 shtator,  kanë refuzuar ushqimin.

i riu i burgosur

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›