Potencialet ekonomike nga ndertimi i TAP

Ndërtimi i gazsjellësit TAP në Shqipëri do të ndikojë në një rritje potenciale të ekonomisë dhe në përfitime të konsiderueshme. 370 milionë euro do të jetë kontributi total ndaj PBB të vendit. Rezultati vjen nga një studim i posacëm i Oxford Economics, studio prestigjoze ndërkombëtare për konsultime biznesi, e licencuar nga Gazsjellësi Trans Adriatik, për të analizuar përfitimet potenciale ekonomike që mund të ketë Shqipëria nga ky projekt.
Ndikimi në ekonomi i projektit sipas studimit pritet të jetë i lartë në tre fusha kryesore:
Kontributi në PBB në një total prej 370 milionë euro
Krijimin e 9,900 vendeve të reja të punës në vit
Gjenerimin e 80 milionë eurove për thesarin shqiptar.
E gjithë kjo vetëm për një periudhë tre vjecare 2015-2018 duke përfshirë efektet direkte, indirekte dhe të nxitura.
Më pas, gjatë funksionimit që pritet të zgjasë 50 vjet, ky kontribut do të arrijë në 2,7 miliardë euro ndaj PBB te vendit.
Grupi i punës i projektit pret të investojë rreth 60 milionë euro në rrugët dhe infrastrukturën e Shqipërisë, duke ndihmuar në shtrimin e rrugës për një zhvillim të mëtejshëm në vend. Studimi bazohet në një kombinim të statistikave publike të disponueshme, nga të dhënat e vlerësuara nga vetë TAP dhe projektimet ekonomike të OE-së, që të sigurojnë një parashikim të detajuar të ndikimit potencial të tubacionit në Shqipëri.