Sllovenia ofron përkrahje në procesin integrues

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi u takua me ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Jozhef Hlep. Ky i fundit shprehur gatishmërinë e Sllovenisë për përkrahjen e mëtejshme të qeverisë së Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe liberalizimin e vizave.
Gjatë takimit, ministri Rexhepi shpalosi prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, të cilat dalin nga Programi qeveritar dhe axhenda evropiane, me theks të veçantë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe liberalizimin e vizave me BE-në.
Ndërkaq, ambasadori slloven, Hlep po ashtu e njoftoi ministrin Rexhepi për vizitën që ministria e Punëve të Brendshme të Sllovenisë, Katarina Kreasal do t`i bëjë Kosovës në fillim të muajit maj të këtij viti.