Sllovenia zgjedh presidenten e parë grua

Në Slloveni, kandidatja e pavarur Natasa Pirc Musar u bë presidentja e parë grua pasi fitoi të dielën raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Edhe pse u shfaq si një kandidate e pavarur, ajo u mbështet në balotazh nga qeveria e qendrës së majtë.
54-vjeçarja Natasha Pirc Musar është juriste në fushën e të drejtës mediatike dhe të drejtave të njeriut, ka punuar si gazetare dhe prezantuese televizive.
Rivalja e saj, ish ministrja e Jashtme Ange Logar, e mbështetur nga Partia Demokratike Sllovene e qendrës së djathtë, mblodhi 46 % të votave në raundin e dytë të mbajtur dje.
Presidentja e re do të zëvendësojë ish presidentin Borut Pahor, i cili nuk ka të drejtë për një mandat të tretë, ndërsa mandati i dytë aktual i përfundon në dhjetor.
/rtsh.al/