E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Turqi/ Shefi i CIA-s do të takojë kreun e shërbimit sekret rus, Sergei Naryshkin

Drejtori i CIA-s, Bill Burns, do të takohet sot në Ankara, me homologun e tij rus të inteligjencës, për t’ia bërë të qarta pasojat, nëse Rusia vendos armë bërthamore në Ukrainë. Kjo u bë e ditur nga një zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtari, i cili nuk ishte i autorizuar të bënte komentonte publike dhe foli në kushte anonimiteti, tha se Burns dhe Sergei Naryshkin, kreu i agjencisë ruse të spiunazhit SVR, nuk do të diskutonin, lidhur me zgjidhjen e luftës në Ukrainë. 

Në këtë takim Burns pritet të ngrejë edhe çështjet e yllit të Phoenix Mercury, Brittney Griner dhe ekzekutivit të sigurisë së korporatës së Miçiganit, Paul Whelan, dy amerikanë të arrestuar në Rusi, për të cilët administrata Biden ka bërë presion për t’i liruar, nëpërmjet një shkëmbimi të burgosurish.

Takimi Burns-Naryshkin shënon angazhimin më të lartë “ballë për ballë”, midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë, që kur presidenti rus Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

Presidenti Joe Biden, pas takimit me Presidentin e Kinës Xi Jinping në samitin e Grupit të 20-s në Bali, Indonezi, u tha gazetarëve se në këtë takim u diskutua edhe për luftën e Rusisë në Ukrainë. Biden shtoi se ata “riafirmuan besimin e përbashkët se kërcënimi për përdorimin e armëve bërthamore është krejtësisht i papranueshëm”. Apnews

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›