Smells like Nirvana!
Albumi Nervermind ndryshoi jo vetëm muzikën, por tërë mënyrën e perceptimit të të rinjve. Ai ndryshoi botën. Pa të, bota nuk do ishte kjo që njohim sot
U mbushën 20 vjet nga koha kur Kurt Cobain këlthiste kundër konformizmit të adoleshentëve duke i bërë Nirvana-t një nga grupet e rrokut më me influencë në histori
Nirvana, trioja e përbërë nga Kurt Cobain, Krist Novoselic, dhe Dave Grohl, dolën nga një qytezë peshkatarësh në Washington për tu bërë një nga grupet më të mëdha të rrokut në botë, falë antikonformizmit, ndershmërisë së thellë dhe pasionit përmbytës.
Kthesa kulturore që nisi fill me albumin Nevermind të Nirvana-ve u ndje menjëherë sapo ai doli dhe pasojat e kësaj kthese mund të shihen më mirë sot, përmes prizmit të dy dekadave të artit e muzikës të krijuara pas tij. Pa këtë album nuk do kishim FaceBook, nuk do të kishim Mini Cooper, nuk do të kishim shkarkime peer-to-peer të paktën jo në formën që ato kanë marrë sot.
Nevermind doli për tërë botën, në kohën e duhur. Edhe për ne. Ishte një muzikë për brezat e humbur. Ishte muzikë për një gjeneratë të re e cila ishte injoruar, ishte lënë në mëshirën e kompromiseve dhe shablloneve ose ishte asimiluar nga kalbësira shpirtërore. Lindja e shtypur, perëndimi shtypës. Nevermind erdhi në një kohë kur kundërkultura ishte burgosur në periferitë e botës. Ky album, ishte i yni, i atyre që ishin të rinj atëherë. Ky alubm ishte një ik e xxxxx kundër gjtihë botës, kundër status quo-së. Koha kur doli, ishte ajo që duhej.
Nuk e besoni që një album ta ketë bërë tërë këtë? Ata djemtë që ndërtuan teknologjinë e re, që nga Microsoft-i te Google, që nga Napster tek Internet cloud, janë rritur duke dëgjuar Nirvana-t. po të mos e kishin dëgjuar në ohën e duhur atë album, do kishin mbetur ca të rinj periferie, që nuk e dinë që mund të rebelohen.
I dalë në Shtator të 1991, Nevermind i Nirvana-ve u ngjit brenda pak muajsh në vendin e parë të klasifikimeve në tërë botën.
Nevermind mbërtheu rininë në tërë botën, që u identifikua me të e me filozofinë e tij të shpirtrave adoleshentë që kundërmojnë. Edhe vetë videoklipi, shënoi një kthesë në historinë muzikore. Që atë ditë, zyrtarisht albumi ka shitur mbi 30 milionë kopje në tërë botën. Nirvanat ndryshuan rrjedhën e muzikës përgjithmonë duke u bërë frymëzim i vazhdueshëm për ata që e pasuan.
20-vjetori i albumit zyrtarisht po festohet me daljen e një botim deluxe të 2 CD-ve me këngë të Nirvana-ve.
