E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turi është Truri

Shekulli fillon eksplorimin e sezoneve të reja TV të kanaleve më të njohur

Turjan Hyska

Entela Resuli

Sezoni televiziv po bëhet gati të shpërthejë. Programet e vjetra kanë rinisur me marsh të dytë e të tretë para se të kalojnë në të 5-in aty nga dimri, ndërkohë që po bëhen gati me shpejtësi produksionet e reja, ato që dhe publiku i pret me padurim. Një nga kanalet TV që ka pasur transformimet më të forta në programacionin e ri të sezonit është Vizion Plus. Ikja e Çanit, ardhja e Selimllarit, pezullimi i Apartamentit një prej spektakleve që u kthye në kult brenda fare pak kohësh, ardhja e Sketchit anglez… tani edhe kjo me Familje… Të tëra këto e mbajnë pritshmërinë ndaj këtij kanali të lartë. Vizion plus, i sjell këto produkte në bashkëpunim me kompaninë simotër Tring Digital.

Truri pas programacionit të Tring Digital, të cilin do e përcjellim dhe në Vizion Plus, është Turjan Hyska. Turi i ngjiti shumë shpejt shkallët e karrierës e asgjë nuk e ka penguar të mbaj të njëjtin ritëm. Mendja i punon gjithmonë mbarë për të sjell diçka të re e ndryshe ne ekranin ku është i pozicionuar prej vitesh. Tashmë puna në televizion për të është një zanat të cilën ai e bën me shumë dashuri. Shpenzon në të ide, kohë, mund, aq sa i është kthyer në mënyrë jetese. Për këtë sezon, ai do të vijë me projekte dhe ide të reja, disa prej tyre të pa provuara asnjëherë në televizionet shqiptare, por që sigurisht të suksesshme në botë. Njëri prej tyre është Sketch Show që për këtë periudhë kohe do të zëvendësojë apartamentin 2xl duke e lënë për disa muaj të kyçur derën e asaj shtëpie. E përpos këtyre, Turi do të shkojë në një tjetër shtëpi, më saktë në disa familje me një program që do e rikthejë 26 vjeçarin në rolin e prezantuesit. Në këtë program ku do të marrin pjesë që nga fëmijët e vegjël e deri tek gjyshi e gjyshja e së njëjtën familje… gara bëhet mes familjeve! Çmimi që do të jepet në fund është …. mijëra euro, dhe pëshpëritet se do jetë një nga çmimet më të mëdha të dhëna ndonjëherë në Reality Show-t shqiptare.

 

 

Si duket gara këtë sezon?

Sigurisht që është një garë e hapur për të arritur kapjen e audiencës së gjerë dhe besoj se çdo sezon, secili televizion mundohet të ofrojë diçka më shumë për të kënaqur shijet e publikut. Unë personalisht mendoj se gara është një gjë shumë e mirë e cila i bën vërtetë mirë tregut televiziv. Madje besoj që është ndër të paktat fusha ku ka vërtetë garë në Shqipëri.

Ju vetë sa të vëmendshëm jeni ndaj konkurrencës?

Në Televizion nëse nuk je i vëmendshëm ndaj konkurrencës dhe nuk teston vazhdimisht audiencën atëherë më mirë ta lesh fare këtë zanat. Të studiosh tregun është thelbësorja në tregun televiziv. Në Shqipëri nuk ka forma të mirëfillta profesionale të matjes së audiencës dhe kjo e dëmton pak garën por gjithsesi ka akoma shumë punë për tu bërë. Unë mendoj që një autor programi apo producent duhet të kërkoj të mesmen e artë ndërmjet asaj që kërkon publiku dhe asaj që ai program kërkon të përcjellë. Është një raport shumë i vështirë për tu arritur por ama nëse i shkohet afër suksesi është i garantuar.

Cilat janë programet televizive që do të shohim këtë vit në Vizion e Tring?

Vizion Plus dhe Tring Digital tashmë janë sprovuar si një binom suksesi duke qenë se kanë firmosur produksione pafund. Në Vizion Plus vazhdojnë programet e përditshme që synojnë të kapin audiencë të gjerë si Zip, Dita Ime, Next, Ora 5pm etj. Vazhdon gjithashtu By Pass me satirën edhe humorin elitar të Agim Bajkos, Andi Bushati sjell serish Zonën e Ndaluar, Fjodora Fjora dhe Chic, Landi do vazhdojë të na çudisë me Mos e Beso Po Deshe me autore dhe realizim të Matilda Terpollarit, ndërsa Alfred Peza çdo të premte do sjellë Debatin me të ftuar dhe përballje të forta për të bërë një skaner të mirëfilltë të politikës dhe aktualitetit shqiptar…

 

Po këto të rejat?

Sigurisht që do ketë dhe programe të reja që besoj do pëlqehen shumë në publik! Nga e para është njeri prej tyre… mendoj që çdokush do donte të jetonte ëndrrën që bën të mundur ky program! Kaq mund të them për programet e Vizion Plus ndërkohë që në Tring Digital surprizat nuk kanë të sosur pasi përveç zgjerimit të programacionit dhe kanalit te rinj të fëmijëve TIP Tv vijnë programe të ndryshme për fëmijë si Super Hero Quiz, I love Music, Artisti TAK FAK, MR MOUSE etj dhe jam i bindur që çdo prind do mund të lër të qetë fëmijën përpara ekranit të Tring Digital. Gjithashtu programe të reja do vijnë për amvisat, të rinjtë  dhe për sportdashësit! Gjithashtu Tring Digital realizon dhe këtë sezon produksione gjigantë si Dancin with The Stars, Apartamenti 2xl, Sketch Shoë, Familja etj

Pas 2 sezonesh të suksesshme të Apartamentit 2XL, çfarë ndodhi që u ndërpre?

Sigurisht që smund të mbyllet! Apartamenti 2xl do jetë serish në Janar pasi është një program i kërkuar, energjik, i gjallë dhe interaktiv! Unë mendoj që thjesht kishte nevojë për pak pushim!

Si do të jetë kjo formë e re e sketch show, na trego pak më shumë se çthotë reklama?

Sketch Show është një forme e re e të berit humor i cili vjen si ekskluzivitet i Avalon Production dhe është realizuar në Britani, SHBA, Itali, Kanada etj dhe sigurisht që është një sfidë për të cilën mendoj që stafi është gati për ta përballuar! Programi është një alternim rubrikash dhe është kryesisht i bazuar në terren me sketche të xhiruara të cilat prekin pjesë të ndryshme të shoqërisë sonë. Një tjetër risi e programit është kthimi pas në kohë dhe gjithashtu publiku që mund të jetë autor i sketcheve të realizuara nga produksioni.

Çfarë ka ndryshe nga 2XL-ja?

Gjithçka është ndryshe nga 2xl përveç energjisë pozitive, interaktivitetit dhe mungesës së banalitetit që mendoj se janë pjesë e të dy programeve.

Do ketë të njëjtën aktor të 2XL-ës apo do ketë prurje të reja?

Aktoret e 2xl sigurisht që do jenë por gjithashtu besoj se do kemi dhe surpriza të këndshme dhe zbulime talentesh të reja që publiku ti pres pozitivisht

Po temat që do përdoren për të bërë humor?

Shoqëria shqiptare është miniere ari për humorin…Ka tema pafund

Ishte një ndryshim për të mos u konsumuar ky, apo një dëshirë për të provuar diçka të re?

Të dyja bashkë! Mendoj që një program i mirë duhet të ruhet dhe të serviret me masë për publikun për ti lënë gjithmonë shije të mirë.

Ashtu si 2XL që ishte një risi në programet televizive shqiptare, tashme vini me një shou të ri humori, nuk keni frikë nga eksperimentet?

Frika është pjesë normale e këtij zanati por mendoj që jam akoma shume i ri për te mos tentuar eksperimente! Nëse dështojë do ngrihem serish!

Po ashtu kemi parë në reklamë dhe një program tjetër, ku protagonist në të, janë njerëzit e thjeshtë, pra një familje… Na trego pak më shumë për këtë formë, si do të zhvillohet ajo dhe kur nis?

Familja është një krijim i imi  me të cilin do rikthehem në ekran në rolin e prezantuesit! Unë jam pak tradicional në ide dhe mendova që duke qenë se po jetojmë në një shoqëri që tenton drejt individualitetit ekstrem e të dëmshëm ka ardhur koha për një program që promovon bërthamën e shoqërisë dmth Familjen!Ky

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›