E Shtunë, 31 Tetor 2026

Snajperi, arsenal armësh në një banesë

FIER – Pas një muaji hetim intensiv, Policia e Fierit organizoi dje një operacion të koduar Snajperi, duke arrestuar një 22-vjeçar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Mësohet se i arrestuari është shtetasi Eni Xhelaj, nga Patosi, ndërsa në kërkim është 44-vjeçari F.XH. Ata akuzohen për trafikim të armëve dhe municioneve dhe prodhim dhe shitje të narkotikeve. Sipas policisë, në vijim të këtij operacioni, në banesën e 44-vjeçarit u sekuestruan një snajper izraelit G3 një pistoletë e tipit Zastava, një armë automatike Skorpions (të tria këto armë zjarri të pajisura me silenciator), një sasi prej 110 gramë lëndë e dyshuar heroinë, si dhe dy peshore farmaceutike të masave të ndryshme. Blutë kanë nisur hetimet, pasi dyshohet përfshirja e tyre në ndonjë ngjarje kriminale, apo përgatitja e ndonjë vrasje të mundshme.                            m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›