Kreu i PS-së, Rama mbledh në takim aleatët

kryetari i ps, Edi Rama me Spartak Ngjelen dhe Nard Ndoken pas nje takimi
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur aleatet e majte ne nje takim qe mbahet ne seline roze.
Ne nisje te takimit, u pane te hynin ne seline e PS-se, kreu i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela, si edhe Preç Zogaj.
Nuk ka ende te dhena rreth synimit te takimit, por mendohet se ne qender te tij do te jete reforma zgjedhore. Takimi vjen pas propozimit të paktit me 10 pika të bërë publik nga Rama dhe pasi Berisha refuzoi ftesen per debat publik me te para shqiptareve.