E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

S’ndryshon masa ndaj Alves, për drejtësinë “ka rrezik të lartë

Dani Alves do të qëndrojë në paraburgim në Spanjë. Apeli nuk ka marrë për bazë kërkesën e bërë raziliani, i cili akuzohet për dhunë seksuale në Barcelonë.

“Gjykata konfirmon masën me paraburgim” dhe “refuzon apelin e paraqitur nga mbrojtja e të pandehurit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga autoritetet gjyqësore të Katalonjës.

Gjykata nënvizon “rrezikun e lartë të arratisjes” për lojtarin “të lidhur me dënimin e rëndë që mund t’i jepet nëse të gjitha akuzat do të vërtetohen “dhe mjetet e tij financiare “të cilat mund ta lejojnë atë të largohet nga Spanja në çdo kohë” për t’u kthyer në Brazil nga ku nuk mund të ekstradohet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›