Sneijder: “Benitez, një trajner serioz”

Mesfushori i Holandës, Uesli Sneijder, gjatë një interviste për “Mundo Deportivo”, foli me tone të ngrohta për trajnerin e ri të Interit, Rafael Benitez.
“Benitez? Kajt më ka folur mjaft mirë për trajnerin. Më ka thënë që është shumë serioz dhe se di të dëgjojë dhe të komunikojë me lojtarët”.
Fantazisti i Interit tha se nuk kishte asnjë qëllim për t’u rikthyer te Reali i Madridit për të ndjekur Hoze Murinjon.
“Dëshira ime për Murinjon si trajner i Realit të Madridit të mund të fitojë shumë, pasi e meriton si trajner. Por, unë të Reali i Madridit nuk kthehem, do të isha i çmendur, më trajtuan shumë keq, pa respekt, nuk më intereson më.
“Me Murinjon nuk kam shkëmbyer asnjë SMS nga fillimi i Botërorit, jam duke menduar vetëm për turneun dhe besoj se ai është me pushime”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 26 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili