E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dominimi i Amerikave dhe rënia e Europës

Një të tetat e finaleve të Botërorit kanë krijuar një gjeopolitikë futbollistike, ku Europa është në rënie dhe Amerika e Jugut në dominim të plotë në 16 skuadrat e mbetura, apo më saktë në 15 tilla, nisur edhe nga fakti se Uruguai eliminoi Korenë e Jugut (2-1).

Një bilanc i shpejtë: janë kualifikuar 6 ekipe europiane nga 13 që nisën Botërorin (midis të përjashtuarëve janë emra të tillë ë mëdhenj si Italia e Franca, finaliste të Botërorit të vitit 2006). Në lojë janë akoma Holanda, Sllovakia, Gjermania, Anglia, Spanja dhe Portugalia, por vetëm tri prej tyre kanë mundësi të jenë në çerekfinale, pasi fati i ka vendosur përballë njëra-tjetrës.

Nga ekipet amerikane janë kualifikuar 7 nga 8 ekipet pjesëmarrëse (dhe kjo është surpriza e vërtetë e “Afrika e Jugut 2010, i vetmi i eliminuar është Hondurasi). Brazili, Uruguai, Kili, Argjentina, Meksika, Paraguai dhe SHBa fituan të drejtën për të vazhduar fazat e tjera të kompeticionit. Gjithsesi, edhe më këto do të ketë reduktime brenda llojit, pasi Brazili do të përballet me Kilin dhe Argjentina me Meksikën.

Nga ekipet aziatike midis 16 më të mirave ishin 2 nga 3 ekipet që morrën pjesë në Botëror: Koreja e Jugut (tashmë e eliminuar nga Uruguai) dhe Japonia. Të dyja ekipet australiane, Australia dhe Zelanda e Re u larguan.

Më keq e pësoi Afrika në Botërorin e parë të zhvilluar në kontinentin afrikan: vetëm 1 nga 6 skuadrat pjesëmarrëse kaluan në një të tetat e finaleve: Gana (luan sot me SHBA), madje jashtë doli edhe vendi organizator, Afrika e Jugut. Jashtë mbetën edhe Bregu i Fildishtë, Nigeria, Kameruni dhe Algjeria.

Futbolli europian duket shumë i vjetër në këtë Botëror, ndërkohë që ai amerikan duket më potent.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 26 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›