E Diel, 1 Nëntor 2026

Sneijder i lumtur me kualifikimin në finale


Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, është 'në qiellin e shtatë' pasi Interi arriti në finale të Ligës së kampionëve.

Holandezi arriti të rikuperohet nga dëmtimi për të qenë pjesë e ndeshjes së mbrëmshme ndaj Barcelonës, që edhe përkundër disfatës i siguroi Interit vend në finale.

"është mahnitëse dhe të jesh në finale është një realizim i ëndrrës. është momenti më i shkëlqyer në karrierën time dhe deri tani po ashtu sezoni më i mirë. Jam në qiellin e shtatë dhe do të festojmë".

"Duhet ta shijojmë këtë moment, por pastaj menjëherë të përqendrohemi në Serie A dhe në Kupën e Italisë. Interi nuk dëshiron të lejojë t'i ikë asgjë këtë sezon", ka thënë Sneijder.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›