E Diel, 1 Nëntor 2026

Mancini planifikon "pastrim" te City

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është duke u përgatitur për një pastrim të madh të lojtarëve gjatë verës.

Sipas gazetës "Metro", italiani dëshiron të largojë një numër të madh të lojtarëve, përfshirë Emmanuel Adebayor, Wayne Bridge dhe Shaun Wright-Phillips që do të largohen nga Eastlands pas disa muajsh.

Mancini dëshiron të largojë disa lojtarë që ka sjellë paraardhësi i tij, Mark Hughes, dhe dëshiron të sjellë disa lojtarë të tij, mes tyre sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›