Snoop Drini Junior
Të gjithë e dimë se si adhurues të ndryshëm nga jashtë bëjnë pas këngëtarëve me renome botore. Disa fansa kalojnë me mijëra kilometra vetëm që të marrin një nënshkrim nga këngëtari apo aktori që adhurojnë. Ka raste që nuk i marrin fare, por prapë insistojnë deri sa t’ia arrijnë qëllimi.
Drin Dalipi është njëri prej tyre. Ai është një adhurues i madh i reperit Snoop Dog dhe thotë se më të dëgjuar që ai do të vijë në Prishtinë, është ngutur që të shkoj për ta parë.
Edhe pse ka vetëm 11 vjet, Dalipi thotë se së pari për Snoop kishte dëgjuar nga vëllai i tij, ndërkaq thotë se Snoop është njëri prej reperëve më të njohur në të gjithë botën.
“Edhe më parë kam dëgjuar për këngët e tij si ‘California Love’, ‘Ganster Party’, ‘That’s That’, etj. Si kam dëgjuar që do të vijë në Kosovë, kam ëndërruar që ta takoj atë”, ka thënë ai për Rozë.
Dalipi madje nuk e kishte besuar se ai do të vijë në Kosovë, ndërkaq pasi ishte ulur pranë hekurave të skenës së Snoop pa pritur ishte ftuar në skenë.
Ka vallëzuar me Snoop, ndërkaq thotë se kjo ishte një ndjenjë e veçantë. “Pas kësaj ai ma ka dhënë një këmishë të tij të zezë, kurse shoku i tij m’i ka dhënë syzet”.
Drini thotë se më t’u larguar nga skena ka pasur oferta për ta shitur këmishën e Snoop Dog. “Oferta sillej nga 80 deri në 200 euro”, tha ai.
Dalipi merret edhe vetë më muzikë dhe shkruan tekste të këngëve, ndërkaq thotë se këmishën nuk do ta shesë me asnjë çmim.
Sa i përket reperave të Kosovës, ai adhuron Lyrical Son dhe UniKKatil, ndërkaq luan edhe për ekipin e futbollit te të rinjve të Prishtinës.
“Më pëlqen futbolli, sidomos skuadra e Chelsea”, thotë.
Por, edhe aktiviteti artistik për të nuk mungon. Pasi që është djali i aktorit Avni Dalipi, ai tashmë ka luajtur edhe në disa filma të metrazhit të shkurtër.
Drini më parë është takuar edhe me Chamillionare gjatë “Freedom Fest”, i cili po ashtu ia ka lënë peshqesh “Peshqirin e tij”.
Përpos reperëve, Drini është takuar edhe me futbollistin e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, të cilin po ashtu thotë se e ka idhull.