E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnje, shtëpia goditet 6 herë nga meteorët

Shtëpia e një 50-vjecari në Bosnjë është goditur gjashtë herë nga meteorët, dhe i zoti i shtëpisë dyshon se alienët e kanë shënjestruar. Radivoje Lajic, thotë se është e pabesueshme që shtëpia e tij, në fshatin verior të Gornji Lajici, të goditet gjashtë herë nga meteorët. "Unë jam i qartë se jam në shënjestër të jashtëtokësorëve. Nuk e di se cfarë mund tu kem bërë atyre, por nuk ka shpjegim tjetër që të ketë kuptin", tregon për thë Sun pronari i shtëpisë.

"Shansi për tu goditur nga një meteor është shumë i vogël, dhe të goditesh gjashtë herë duket si e qëllimshme. Nëse ju e përjashtoni të jetë e mundur, atëherë e pamundura është e vërtetë", thotë ai. Meteori i parë goditi shtëpinë e tij në nëntor 2007, dhe që atëherë meteori ka goditur në shtëpinë e tij një herë në vit në 4 vitet e fundit, madje edhe kur bie rrebesh i fortë shiu. Për të mbrojtur veten, Lajic ka vendosur një trar prej hekuri në catinë e shtëpisë.

Ekspertët e Universitetit të Beogradit kanë analizuar shkëmbinjtë dhe kanë konfirmuar se ato janë meteorite, dhe tashmë po investigojnë për fushë magnetike, arsye e cila sipas tyre tërheq meteoritet në këtë zonë.

"Megjithatë këto meteorite na kanë sjell edhe kënaqësi në familjen time, pasi ne kemi takuar njerëz të ndryshëm nga e gjithë bota që janë të interesuara për këtë. Kam pasur shumë vizitorë dhe mendoj të ndërtoj një muze të vogël në kopësht. Por unë nuk i kam të gjitha meteoritet. Një ia kam shitur Universitetit të Hollandës, dhe me ato lekë bleva catinë prej hekuri", përfundon ai.

Anisa Braho

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›