Snop Lion e shef veten si ikonë

Reperi Snoop Lion mendon se muzika e tij do ta shndërrojë atë në një ikonë të vërtetë.
"Këngët do të më shndërrojnë në një ikonë. Është vërtetë e rëndësishme për mua. Kur ju keni qenë për një kohë të gjatë në skenë dhe jeni treguar shumë i suksesshëm, ju filloni të kërkoni për gjëra të tjera që tu ju japin një shtytje tjetër" i ka thënë ai revistës ‘Q’.
Snoop gjithashtu shpjegoi arsyet pse ai ka bërë ndërrime drastike në karrierën e tij si artist. Teksa insiston se nuk është mërzitur nga të qenurit person “i keq”, ai thotë se ka dashur që ti përziente gjërat e të provonte diçka të re./Indeksonline/