Snowden-Obames Azili e drejte themelore

Spiuni i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, ka akuzuar presidentin Barack Obama se po i mohon të drejtën për të kërkuar azil, nëpërmjet një deklarate të publikuar nga Wikileaks.
Kjo është deklarata e parë e tij publike, që kur fluturoi drejt Rusisë më 23 qershor, ku ai ka aplikuar edhe për azil. Ish-analisti i CIA-s, i cili është fshehur në një hotel të aeroportit të Moskës, kërkohet nga Shtetet e Bashkuara me akuzën e spiunazhit. Ai tha se presidenti Obama po ushtron presion ndaj vendeve, ku ai ka kërkuar azil politik. “Presidenti ka urdhëruar zëvendësin e tij të ushtrojë presion ndaj liderëve të kombeve, te të cilët unë kam kërkuar mbrojtje, për të refuzuar kërkesën time për azil”, është cituar të ketë thënë Snowden nga Wikileaks. “Kjo lloj dinakërie e një lideri botëror nuk është drejtësi, as një dënim ekstra ligjor i arratisjes sime. Këto janë mjetet e vjetra dhe të këqija të një agresioni politik. Qëllimi i tyre është të frikësojnë, jo mua, por ata që mund të vijnë pas meje”. Në deklaratë, Snowden e përshkruan veten si një “person pa shtetësi”, duke akuzuar qeverinë e SHBA-ve se po ndalon atë të ushtrojë “të drejtën bazë... për të kërkuar azil”. Natën e së dielës, 30-vjeçari i arratisur aplikoi për azil në Rusi, sipas konsullit të Ministrisë së Jashtme, Kim Shevchenko. Kërkesa raportohet të jetë dorëzuar nga Sarah Harrison, një anëtare britanike e ekipit ligjor të Wikileaks, duke vepruar si përfaqësuese e Snowden. Megjithatë, Kremlini nuk e ka thënë ende fjalën e tij. Më herët, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska “nuk ka dorëzuar kurrë ndokënd ndaj një pale tjetër dhe nuk ka ndërmend ta bëjë atë”. Ai i sugjeroi Snowden-it se mund të qëndrojë në Rusi, me kushtin që të ndalë dëmtimin e “partnerëve amerikanë” të Rusisë me informacionet e tij të vjedhura. Nxjerrja e mijëra dokumenteve të klasifikuara të inteligjencës amerikane ka bërë që të zbulohet se SHBA-të përgjojnë sistematikisht sasira të mëdha informacionesh telefonike dhe të dhënash kompjuterike. / Top Channel