Shqiptari i shet drogë policit zviceran

Njësia antidrogë në Zvicër ka arrestuar një qytetar nga Shqipëria për trafik droge dhe për qëndrim të paautorizuar në këtë shtet. Policia zvicerane ka qenë prej kohësh e vënë në ndjekje të shqiptarit dhe ka arritur ta arrestojë atë, duke i ngritur një kurth.Një prej policëve civilë ka porositur te shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë publik nga policia, 6 doza heroinë me vlerë prej 600 eurosh, transmetojnë mediet e Tiranës.
Vetëm 5 minuta pas porosisë së dhënë, shqiptari ka siguruar drogën dhe ia ka dhënë agjentit të maskuar. Ai menjëherë është arrestuar dhe është dërguar në burg.
Sipas policisë në Gjenevë, personi i arrestuar refuzon të japë informacione se nga e ka marrë drogën. ” /Indeksonline/