Snowden le aeroportin e Moskes

Ish-nënpunësi i CIA-s, Eduard Snowden ka lënë aeroportin e Sheremitjevos në Moskë sepse ka fituar statusin e refugjatit.
Avokati i tij, Anatoli Kucerena tha për BBC se Snowden ka mundur të sigurojë dokumentet e nevojshme për të hyrë në territorin rus nga zona tranzit e aeroportit, ku u vendos prej 23 qershorit. Rusia po shqyrton aktualisht kërkesën e tij për azil. Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Snowden se bëri publike sekretet e programeve amerikane të survejimit. Të mërkurën, në një intervistë për televizionin rus, babai i ish-kontraktorit të CIA-s tregoi se FBI i kishte kërkuar të udhëtonte në Moskë për t’u takuar me të birin. Lon Snowden u shpreh i bindur se ndaj të birit nuk do të zhvillohet një gjykim i ndershëm në Shtetet e Bashkuara dhe po të ishte në vendin e tij do të qëndronte në Rusi. Sipas tij, Eduard ishte “një atdhetar i vërtetë” që e bëri Amerikën një vend edhe më demokratik, duke publikuar detaje sekrete të programeve të survejimit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, NSA. Intervista u transmetua herët në mëngjes në kanalin Rusia 24 Neës. Eduard Snowden mbërriti në aeroportin Sheremetjevo më 23 qershor nga Hong Kongu. Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder i dha garanci Moskës se nëse ekstradon 30-vjeçarin, ai nuk do të dënohej me vdekje, por rusët kundërshtuan dorëzimin e tij. / Top Channel