PE pro heqjes se tarifave per sherbimin Roaming

Brenda dy vjetësh, telefonatat dhe mesazhet që qytetarët europianë bëjnë jashtë vendit do të kushtojnë si telefontat e zakonshme kur ata ndodhen brenda territorit të Bashkimit Europian. Përmes një vote pothuajse unanime, Parlamenti Europian i thotë jo tarifave të roaming për telefoninë celulare. Për eurodeputetët në 2015, nuk duhet të ketë më roaming as për telefonata, as për mesazhe dhe as për shkarkime të materialeve të ndryshme nga internet përmes celularit. Eurodeputetët kanë treguar qartazi, se ulja e fundit të tarifave për telefonatat jashtë vendit që prej 1 korrikut 2013 nuk është e mjaftueshme, Komisioni Europian ka anonçuar këto tarifa përmes zëdhënësit të saj
“Që prej 1 korrikut çmimet e roaming kanë rënë në 7 kategori të telefonisë celulare. Kosto e roaming për një telefonatë jashtë kushton tashmë 22 eurocent, që përbën një ulje prej 70%, ndërkohë që çmimi për një mesazh shkon në 8 eurocent, që përfaqëson një ulje prej 11% . Për shkarkimet përmes internetit, çmimi është 35% më pak se çmimi që paguhet sot. Konkretisht çmimi për megabit për një shkarkim është 45 cent dhe jo me 70 cent. Qytetarët europianë që do të udhëtojnë në Kroaci në pjesën e dytë të vitit, do të paguajnë 15% më pak sesa kanë paguar aktualisht për telefoninë celulare. Mund t’ju them që Komisioni Europina po shkon drejt reduktimit të roaming”, u shpreh Ryan Heath, zëdhënës i KE-së.
Por eurodeputetët ftojnë Komisionin Europian të ndjekë shembullin e SHBA_ve dhe Indisë, që kanë eleminuar krejtësisht tarifat e roaming, në mënyrë që qytetarët europianë të ndihen të lirshëm që të bëjnë telefonata apo të dergojnë mesazhe kur ata udhëtojnë jashtë vendit ku ata jetojnë. Sipas statistikave të Entit rregullator europian për komunikimin elektronik, përdoruesit privatë dhe industria paguan dyfishin e çmimit të roaming që paguajnë opertarorët në tregun e telekomit. Sipas eurodeputetëve, eleminimi i tarifave të roaming do të stimulojë inovacionin dhe konkurrencën.