E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet 8 fitore dhe 4 disfata zgjedhore ne 20 vjet

Analiza Humben ne 4 zgjedhje parlamentare. Vendoret i fituan te gjitha

Tete muaj pas themelimit te saj Partia Socialiste pesoi disfate te rende ne zgjedhjet parlamentare e cila gjithsesi ishte e pritshme. Ne votimet e 22 marsit te vitit 1992 socialistet arriten te marrin vetem 6 deputete te zgjedhur ne menyre direkte pra me sistemin mazhoritar dhe 32 nepermjet listes se proporcionalit. Rezultati ne perqindje ishte 25 te votave te shqiptareve. Kater muaj me pas socialistet u ringjallen pas disfates kur shumekush priste deshtim te operacionit qe u krye ne te majten shqiptare me 12 qershor te vitit 1991. Ne zgjedhjet administrative Partia Socialiste arriti te marre rreth 45 te votave duke marre shumicen e krereve te bashkive dhe te komunave te vendit. Por me nje problem Socialistet nuk arriten te fitojne ne qytetet kryesore Tirane Durres Shkoder Elbasan Vlore Korce. E majta arriti nje fitore gjeografike nga Bajram Curri e deri ne Konispol por duke fituar vetem dy bashki te medha si Fieri dhe Gjirokastra dhe ato te nivelit te dyte si Lezha Kukesi Burreli Peshkopia Bajram Curri etj. Ringjallja e 26 korrikut 92 rriti peshen politike te se majtes e cila dy vjet me pas udhehoqi fushaten kunder referendumit per projektkushtetuten me 6 nentor te vitit 1994 duke arritur nje fitore tjeter pasi shumica rrezoi draftin e mbeshtetur nga Presidenti i asaj kohe Sali Berisha. Dy vjet me pas ishin zgjedhjet politike per Parlamentin e ri. PS hynte ne fushate me kreun e saj Fatos Nano te burgosur dhe me nje konflikt te shtuar me mazhorancen e asaj kohe Fushata ishte teper e eger qe solli si rezultat zgjedhjet e cilesuara te manipuluara nga misioni vezhgues i OSBE-ODIHR-it. Ne Parlamentin e dale nga keto zgjedhje PS arriti te marre vetem 6 deputete por qe vetem 1 parlamentar i zgjedhur nga kjo force theu bojkotin e shpallur nga selia roze. Nje vit me pas te zgjedhjet e 29 qershorit te vitit 1997 te cilat u zhvilluan pas trazirave te marsit socialistet korren nje fitore te madhe sasiore dhe cilesore. Ne Parlamentin e perbere prej 155 vendeve PS mori 100 deputete plus 17 te koalicionit te majte. Nje fitore qe i jepte liri per te kryer reformat e medha kushtetuese deri ne hartimin e miratimin e Kushtetutes se Republikes e cila megjithate u vulos nga shumica e popullit ne referendumin e 6 nentorit 1998. Duke qene ne pushtet zgjedhjet me te aferta ishin administrativet e tetorit te vitit 2000. PS hyri si force politike ne qeverisje dhe arriti te fitoje thuajse te gjitha qytetet kryesore te vendit ku per here te pare arriti te marre Tiranen Durresin Vloren Elbasanin Korcen Fierin Gjirokastren Lezhen si dhe shumicen e bashkive e komunave te vendit. Nje vit me vone Shqiperia u perball me zgjedhjet parlamentare te radhes ku socialistet do te provonin veten para elektoratit pas nje mandati qeverises. Ne qershorin e vitit 2001 ne zgjedhjet qe u zhvilluan me polemika dhe kritika nga nderkombetaret PS arriti te marre 73 deputete por qe te siguroje dy te tretat e Kuvendit u shpik Dushku qe nxori 9 deputete nga nje zone zgjedhore duke tronditur fitoren e se majtes. Bashkimi Europian kerkoi qe Presidenti i Republikes te zgjidhej me konsensus mes paleve si zgjidhje politike. Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005 PS pesoi disfate pas 8 vitesh qeverisjeje. Me 3 korrik te 2005-s socialistet moren 42 deputete. Dy vjet me pas e majta nisi sfiden e radhes zgjedhore nderkohe qe ne krye te saj kishte ndodhur nje ndryshim lidershipi. Ne vend te Fatos Nanos se larguar kryetar u zgjodh Edi Rama. Ne zgjedhjet lokale te 18 shkurtit te vitit 2007 PS arriti te fitoje ne te gjitha qytetet kryesore te vendit duke rimarre edhe Korcen qe PD e mbajti vetem 4 vjet nga 2003-shi. Por serish problem i kesaj force politike mbetej Veriu i vendit ku arriti te fitoje vetem ne Lezhe dhe Mamurras. Dy vjet me pas me 29 qershor te 2009-s socialistet arriten shume prane fitores duke marre vetem 66 deputete nga 140 vende te Parlamentit. Por lidershipi socialist akuzoi mazhorancen se ka manipuluar zgjedhjet duke i marre PS-se te pakten 3 deputete. PS nisi nje fushate kundershtimi me protesta dhe kontestime duke kerkuar transparencen e zgjedhjeve te 2009-s gje qe nuk u pranua nga mazhoranca. Ne kete atmosfere erdhen zgjedhjet e 8 majit ku PS fitoi serish qytetet kryesore te vendit duke u futur thelle dhe ne Veri te vendit duke marre Bashkite e Lacit Burrelit Mamurrasit Rreshenit Rubikut nderkohe qe arriti nje rezultat spektakolar ne bastionin e PD-se ne Kavaje kur fitoi kryetarin e bashkise per te paren here. Ne qytetin e Tiranes kreu i PS-se Edi Rama arriti te fitoje me 10 vota diference ndaj rivalit te tij Lulzim Basha por rezultati me pas u permbys nga KQZ pas numerimit te te ashtuquajturave vota te hedhura ne kutine e gabuar. Por ky rezultat nuk eshte certifikuar ende pasi pritet vendimi perfundimtar i Kolegjit Zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›