Grupi reformator qe krijoi PS-ne
Lindja e Partise Socialiste nuk ishte thjesht nje veprim mekanik por pati edhe nje operacion politik per krijimin e nje shtrati te ri programor dhe ideor te nje partie te re te se majtes europiane. I krijuar ne dy faza para dhe pas Kongresit te 12 qershorit 1991 ky operacion konsistoi ne krijimin e dokumentit thelbesor per lindjen e partise se re qe u krye nga nje grup personash te cilet paten padyshim aprovimin dhe selektimin nga ish-presidenti Ramiz Alia i cili edhe pse mohohet nga disa protagoniste ka pasur rol te madh ne krijimin e partise se re. Dhe me pas u largua duke mos kerkuar te marre levdata por qe ka marre mjaft te shara. Alia eshte aktualisht nje votues stoik i se majtes shqiptare. Grupi themelues perbehej nga shkrimtari i madh Dritero Agolli ekonomistet e thirrur ne ate kohe nga ish-presidenti qe ishin Fatos Nano e Shkelqim Cani Anastas Angjeli filozofi Ismail Lleshi gazetaret Spiro Dede Namik Dokle dhe Bashkim Zeneli intelektuali Moikom Zeqo etj.