Socialistet celin Konventen Kombetare

Socialistët do të nisin të premten një Konventë të stilit amerikan para
zgjedhjeve të 23 qershorit, në një kohë kur në Tiranë ndodhen dy zyrtarë
të rëndësishëm ndërkombëtarë, zëvendësndihmëssekretari i DASH-it,
Philip Reeker, përfaqësuesi i vendit më të fuqishëm të botës dhe
ministri i Jashtëm gjerman, Guido ëesterëelle, përfaqësuesi i vendit më
të fuqishëm të Europës.
Partia kryesore e opozitës do të shpalosë në detaje platformën “Rilindja” në kuadër të një prezantimi të hollësishëm të programit të saj elektoral. Konventa do të nisë pasditen e sotme në sallën e Pallatit të Kongreseve dhe ajo do të hapet nga kreu i PS-së, Edi Rama.
Në fjalën e Ramës pritet të evidentohen në mënyrë të qartë arsyet se pse shqiptarët duhet të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme të 23 qershorit, mbi bazën e një përmbledhjeje të programit të kësaj partie në kuadër të përmirësimit të jetës së qytetarëve. Por në këtë aktivitet të rëndësishëm të PS-së nuk do të mungojnë as prezantimet e detajuara. Burimet bëjnë të ditur se kryetarët e çdo grupi pune do të prezantojnë me detaje programin socialist për fushat që ata mbulojnë, si ekonomia, shëndetësia, arsimi, mjedisi etj.
Por në Konventën e socialistëve një vëmendje të veçantë do të kenë edhe aleatët e kësaj partie në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme. Një pjesë e rëndësishme e Konventës do t’u rezervohet fjalimeve të aleatëve dhe përfitimeve që mund të marrë partia më e madhe e opozitës nga aleancat me ta. Po kështu, Rama pritet të bëjë të ditur në këtë Konventë dhe strategjinë e PS-së për të rritur aleancat e saj parazgjedhore në një kohë kur zgjedhjet e ardhshme janë në prag. I gjithë aktiviteti që pritet të zgjasë për dy ditë, ka si qëllim kryesor t’i prezantojë socialistët si një forcë e moderuar dhe e përgatitur për të marrë pushtetin në vend pas zgjedhjeve të qershorit. Burimet bëjnë të ditur se një rëndësi të veçantë në këtë aktivitet do t’i kushtohet dhe formës së prezantimeve, duke përdorur në shumë raste dhe videot e shkurtra për të shprehur ide të caktuara që lidhen me programin.