E Diel, 1 Nëntor 2026

Westerwelle Plotesoni kriteret beni zgjedhje te ndershme

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle deklaroi në Tiranë se Shqipëria duhet të plotësoje kriteret për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit, duke theksuar se thelbësore mbeten demokracia dhe sundimi i ligjit, pavarësia e gjyqësorit dhe dialogu.

"Ekzsiton një konsensus brenda shoqërisë shqiptare për integrimin dhe ky konsensus duhet të gjejë shprehje edhe në qëndrimin e forcave politike në Shqipëri. Liria e paqes dhe mirëqënies bazohet te demokracia, pavarësia e pushtetit gjyqësor por mbi të gjitha është zgjidhja e mosmarrëveshje përmes dialogut dhe jo polemikave të ashpra. Me rëndësi që zgjedhjet që do të zhvillohen të jenë të suksesshme dhe mbi bazën e parimeve europiane” theksoi Westewelle.", u shpreh kryediplomati gjerman, në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij shqiptar Edmond Panariti, pas një takimi që pati me këtë të fundit paraditen e sotme.

Nga ana e tij, ministri shqiptar theksoi se në takim është diskutuar për forcimin e partneritetit dhe se bashkëpunimi me Gjermaninë është i rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

"Westerwelle më konfirmoi mbështetjen në rrugën tonë drejt integrimit. Gjermania është një partner i rëndësishëm edhe në fushën ekonomike", tha Panariti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›