E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet denoncuan aleancen PD-LSI per loje te piset

Situata Deklaratat nga foltoret e Fierit deri ne Kuvendin e Shqiperise

Perfaqesuesit e se majtes ne Fier denoncuan disa here gjate muajit te fundit levizjen sipas tyre te paligjshme qe po kryheshin ne keshillat e komunave dhe te bashkive te ndryshme te qarkut. Gjate kesaj kohe u krye rikonstituimi i Keshillit te Bashkise se Patosit ku e djathta mori shumicen. Nderkohe u be rikonstituimi i keshillave te komunave Dermanes dhe Mbrostar-Ura ne Fier ku e djathta mori drejtimin dhe rizgjodhi perfaqesuesit per ne keshillin e qarkut. Mbledhjet per rikonstituimin e ketyre keshillave u kryen jashte ambienteve te komunave per shkak se nuk u quajten te ligjshme nga kryetaret. Nderkaq u krye rikonstituimi edhe ne dy komuna te Rrethit te Lushnjes ku ne njeren prej tyre e djathta fitoi mazhorancen qe me vote i ishte dhene se majtes ndersa ne nje komune tjeter ishin socialistet ata qe rrezuan mazhorancen e krijuar nga e djathta. Ne nje deklarate per shtyp kreu i Bashkise se Fierit i quajti keto rikonstituime si shitje-blerje te keshilltareve. eshtja u diskutua gjeresisht javen e kaluar edhe ne Kuvendin e Shqiperise ku deputetet socialiste te Fierit akuzuan kolegun Enkelejd Alibeaj per organizimin e permbysjes se Keshillit te Qarkut te Fierit nepermjet ndryshimit te balancave ne disa keshilla bashkish e komunash. Ndersa socialistet e konsideruan kete aksion si perpjekje per te ndryshuar dhunshem vullnetin e shprehur nga qytetaret me vote me 8 maj demokratet thane se gjithcka po ndodhte dhe do te ndodhte ne te ardhmen sic ndodhi dje eshte nje proces teresisht ligjor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›