Socialistët humbin Himarën, himariotët i besojnë mandatin Fredi Belerit
Fredi Beleri është kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Himarës. Himariotët vendosën më 14 Maj dhe i besuan kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë" mandatin 4-vjeçar.
Kryetari i komisionit raportoi për mediat se diferenca mes Belerit dhe Goros ishte 25 vota.
Mbështetësit e Belerit, i cili ndodhet në burg, kanë pritur me enutziazëm avantazhin dhe kanë shpërthyer në brohoritje dhe lot pas numërimit të votave të fundit.
Ndërkohë, vlen për tu theksuar që kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, më herët deklaroi se nëse Gjykata vendos që Fredi Beleri të lihet në burg atëhere në Bashkinë e Himarës do të ketë sërish zgjedhje.
Fredi Beleri u arrestua më 12 Maj nën akuzën për shitblerje të votave. Ai u la në burg nga gjykata e Vlorës, ndërsa pas vendimit shpalli mos kompetencë dhe dosja hetimore i kaloi SPAK. Beleri u arrestua bashkë me truprojën e tij Panajot Kokoveshi, pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët e Belerit dhanë 40 mijë lekë për votat e 8 personave.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
