Socialistet minoritare ngrijne marredheniet me PS
GJIROKASTR- Socialistet e minoritetit deklarojne ngrirjen e marredhenieve me Partine Socialiste te Shqiperise. Lenia e 3 komunave minoritare zonave te lira Partise se Bashkimit te te Drejtave te Njeriut jane konsideruar nga socialistet si injorim i sakrificave te tyre shumevjecare dhe provokim i hapur. Dy Asamblete Socialiste te komunave Dropull i Poshtem e Dropull i Siperm kane komunikuar vendimet e tyre per ngrirjen e marredhenieve dhe bojkotin e zgjedhjeve me ane te nje letre drejtuar kryetarit te PS-se Edi Rama kryetarit te Asamblese Gramoz Ruci si dhe anetareve te kryesise.
Ansamblete tona gjykojne se nje veprim i tille injoron vullnetin e bazes socialiste dhe shkel normat e parimet statutore te PSSH. Shkel sakrificat tona shumevjecare per te mbajtur te gjalle te majten socialiste ne minoritetin etnik grek. Ne toleruam dhe mirekuptuam aleancen e PS me PBDNJ ne emer te interesave me te larta politike edhe pse PBDNJ per vite me radhe perbente kundershtarin tone politik ne pozite dhe opozite na ngarkonte ne opinionin e minoritetit grek me pergjegjesi teper te renda etnike. Injoron integritetin moral e politik te cdo anetari e simpatizanti tone. Provokon ne menyre te pariparueshme ndjeshmerite dhe ekuilibrat e njohura ne zonat e minoritetit mesohet te jene shprehur socialistet e minoritetit.
Ata jane shprehur se pas 8 majit do merret vendimi final ne lidhje me qendrimin politik