E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni antidroge kapen 200 kg kokaine arrestohen disa persona

UPDATE- Nje operacion nderkombetar antidroge ka vene ne pranga disa persona ndersa eshte sekuestruar sasia me e madhe e droges e kapur ndonjehere ne Shqiperi rreth 200 kg. Nga ky operacion jane shoqeruar disa persona te dyshuar nder te cilet edhe dy shtetas maqedonas si dhe eshte ndaluar shtetasi shqiptar Dh. H.

Sipas njoftimit te Prokurorise nga informacionet e marra ne sherbimet policore homologe jashte vendit eshte bere e mundur qe sot ne qytetin e Gjirokastres te bllokohet nje kamion me targa maqedonase KU 190 CF dhe KU 590 CE ne kontenierin e te cilit ka qene e ngarkuar nje sasi vaji palmash ku dyshohet se eshte tretur nje sasi lende narkotike e llojit kokaine sasi e cila mendohet te jete 200 kilogram. Nga Prokuroria mesohet se droga kishte destinacion Shqiperine dhe ishte nisur nga Kolumbia. Itinerari qe ka ndjekur kjo dergese ka qene Kolumbi Spanje Belgjike Austri Slloveni Kroaci Serbi- Maqedoni dhe Shqiperi.

Prokuroria njoftoi se po punohet per zbulimin dhe identifikimin e bashkepunetoreve te tjere te ketij rrjeti kriminal. Operacioni eshte zhvilluar nga bashkepunimi i Prokurorise se Pergjithshme Prokurorise se Krimeve te Renda dhe Drejtorise se Pergjithshme te Policise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›