Socialistët nisin numërimin mbrapsht
27/06/2009 PS mbyll fushatën në sheshin para Kryeministrisë
Socialistët nisën mbrëmjen e djeshme numërimin mbrapsht sa i takon garës së ethshme të 28 qershorit. E zgjedhur si një nga elementet kyçe të sfidës së selisë rozë pikërisht godina e Kryeministrisë, të gjithë përfaqësuesit e kësaj gare, së bashku me kryetarin e Partisë Socialiste, as më shumë e as më pak, i mëshuan idesë së largimit të kësaj mazhorance dhe fitores së politikës së re për ndryshim. Madje, ishte podiumi i ngritur përpara kësaj godine ai që i favorizonte kandidatët për deputetë të kësaj partie që në fjalën e tyre të mund t’u drejtoheshin pjesëmarrësve në takim me një objektiv të qartë. Duke tundur fort duart në drejtim të Kryeministrisë, socialistët nuk kursyen akuzat dhe kritikat ndaj përfaqësuesve të saj e sidomos ndaj kreut të ekzekutivit. Për më tepër, të vendosur dje pranë shkallëve të kësaj godine, përfaqësuesit e ekipit drejtues të Partisë Socialiste u shprehën të bindur se në fundin e këtij numërimi mbrapsht jo vetëm që do të fitojë ndryshimi, por një ditë më pas Kryeministria do t’u takojë shqiptarëve, të cilët përqafuan një politikë të re, e kryesuar nga socialistët. Në këtë mënyrë, pas takimeve intensive në të gjithë vendin Partia Socialiste mbylli dje fushatën e saj elektorale pikërisht me një miting të tillë, ku ndër të tjera i duhej të tregonte forcën e saj reale përballë kundërshtarit të saj politik, i cili ishte i vendosur disa metra më tej në një tjetër shesh për të përmbyllur fushatën. Siç jemi mësuar të shohim tashmë organizimet e takimeve të socialistëve, edhe kësaj radhe u vu re një angazhim total i të gjithë ekipit që ka ideuar të gjithë fushatën elektorale. I gjithë sheshi ishte mbuluar nga pankartat e kësaj partie, ku spikatnin thirrjet për të votuar numrin 33, që i përket Partisë Socialiste në fletën e votimit. Ndërkohë atmosfera festive përshkohej nga kolazhet e këngëve të grupit “Ëest Side Famely”, e natyrisht dhe me hitin e fushatës. Të pranishëm në këtë mbyllje fushate, ndryshe nga hapja e saj, ishin dhe aleatët e PS-së, pjesë e koalicionit “Bashkë për Ndryshim”, ku krerët e këtyre partive mbajtën nga një fjalë të shkurtër, duke pasur si lajtmotiv të saj pikërisht thirrjet për të votuar këtë aleancë dhe largimin e Kryeministrit Berisha. Po kështu organizatorët kishin menduar që përpara se kryetari i PS-së Edi Rama të merrte fjalën, të ishin disa nga kandidatët për deputetë në të 12 qarqet, ata që t’i paraprinin kësaj fjale. Ky takim u mbyll me këngën “Çohu”, hiti i fushatës elektorale, dhe me fishekzjarrët që e shoqëruan këtë këngë.
Kërcimi
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kandidatët për deputetë të kësaj partie, si dhe krerët e partive pjesë e koalicionit “Bashkë për Ndryshim” u ngjitën në podium dhe nisën të gjithë tok të kërcenin nën ritmin e këngës “Çohu”. Përpara se të niste kërcimin, Rama preferoi të hiqte xhaketën.
Survejimi
Në kohën kur socialistët zhvillonin mitingun e tyre për mbylljen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit, mbi godinën e Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit qëndronin persona që vëzhgonin përmes dylbive, por njëkohësisht nuk mungoi dhe filmimi me kamerë i tij.
Sfida
Që përpara fillimit të mitingut një pjesë e militantëve të PS-së kaluan përreth turmës që qëndronte në sheshin “Skënderbej” në takimin e PD-së me thirrjet “Edi Rama”. Ndërkohë që dhe në përfundim të takimit të PS-së grupe militantësh u rikthyen sërish po me këto thirrje te PD-ja.
Rama thirrje për të mbështetur PS-në
“36 orë na ndajnë nga politika e vjetër ”
“Këto janë orët. Pas 36 orësh, ora e re e një historie të re do të filloj për Shqipërinë dhe me votën tonë ne do t’i japim fund politikës që e ndan popullin vetëm për të fituar zgjedhjet. Do t’i japim fund politikës së mendjes destruktive kundër mendjes krijuese. Do t’i japim fund politikës që e vendos mungesën e arsyes kundër vet arsyes”. Kjo ishte një nga frazat që kreu socialist Edi Rama lëshoi për pjesëmarrësit në sheshin përpara Kryeministrisë, ku PS-ja zhvilloi mitingun e saj përmbyllës të fushatës elektorale. Sipas tij, pas 36 orësh ne do të votojmë që kurrë më vota jonë të mos trembet me kërcënimin se do të na e vjedhin. “Që kurrë më vota jonë të mos kërcënohet me presionin se po nuk e treguam, do të na heqin bukën e gojës. Që kurrë më vota jonë të mos na ndajë dhe përçajë si në këta 18 vjet, sepse ashtu të ndarë na kanë dashur ata që duke na përçarë na kanë sunduar lehtësisht 18 vjet me radhë. Mes nesh dhe së ardhmes qëndron kryeplaku i politikës së vjetër, Sali Berisha, dhe një soj i vjetër oborrtarësh të pushtetit të familjes së tij”, - u shpreh Rama.
Përplasja PS-Polici
- Pasditen e datës 25 Partia Socialiste vendosi të niste punën për ngritjen e podiumit përpara Kryeministrisë, ku do të zhvillohej mitingu përmbyllës i saj.
- Një iniciativë e tillë u pengua nga forcat e policisë, për shkak se leja për zhvillimin e mitingut ishte marrë për datën 26 qershor.
- Përfaqësues të lartë të PS-së u vendosën në shesh, duke replikuar ashpër me forcat e policisë, të cilat nuk lejuan nisjen e punës.
- Situatë e tensionuar dhe aspak e qetë ka vijuar dhe gjatë orëve të natës, pasi socialistët kanë qenë të vendosur për të nisur punën sa më shpejt të jetë e mundur.
- Policia mori masa për bllokimin e drejtimeve hyrëse në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Lanës deri në rrugën “Ismail Qemali”.
- Por drejtuesit e PS-së dhe të “G-99” u bënë thirrje simpatizantëve të mbledhur në shesh që me forcë fizike të zhvendosin mjetet që kishin bllokuar qarkullimin.
- Pas një veprimi të tillë, PS-ja filloi punën për ngritjen e podiumit dhe përgatitjen e sheshit ku do të zhvillohet mitingu.
- Rama ndoqi nga afër zhvillimit, ku paralajmëroi se “askush nuk do të prekë votën, jemi të përgatitur ta mbrojmë atë”.
- Zhvillimet janë ndjekur dhe nga Kryeministri Berisha, i cili tha se “Rama organizoi një provokacion ordiner, e bëri këtë dhe për faktin se sheshet nuk i mbush dot”.
LSI mbyll fushatën në Dibër
Meta: Bulqiza do jetë simbol i shpresës
Lëvizja Socialiste për Integrim mbylli fushatën e saj elektorale për Qarkun e Dibrës. Në këtë miting kreu i LSI-së premtoi se pas dy ditësh Bulqizës, gjithë Qarkut të Dibrës dhe gjithë Shqipërisë do t’i kthehet shpresa, punësimi dhe mirëqenia. “Jam i bindur se me ‘Planin tonë për veprim’ Bulqiza do të jetë pas 28 qershorit një qytet dhe një vend ku mungesa e shpresës do t’i përkasë së kaluarës, ku punësimi do të jetë një projekt i realizuar më së miri, ku statusi i minatorit do të jetë një ligj që do të funksionojë”, - vlerësoi Meta. Sipas tij, LSI-ja ka një plan veprimi për gjithë Shqipërinë, për Bulqizën, ka një plan veprimi që do të zhvillojë më tej gjeologjinë, e cila është lënë pas dore nga qeverisja aktuale. “Dua t’ju premtoj se jo rastësisht takimin e fundit e lamë për në Bulqizë, sepse vizitën e parë si kryeministër do ta bëj këtu në Bulqizë pas 28 qershorit. Bulqiza do të jetë një simbol i shpresës, i jetës, i zhvillimit dhe i integrimit. Ne, ashtu sikurse kemi premtuar edhe në ‘Planin e Veprimit’, do ta realizojnë dhe do ta përfundojmë edhe Rrugën e Arbrit, që i jep një zhvillim të jashtëzakonshëm gjithë kësaj zone”, - deklaroi Meta.
Takimi Rama–Papandreu
PASOK-u mbështetje për PS-në
Kryetari i Internacionales Socialiste, njëkohësisht kreu i PASOK-ut të Greqisë, Jorgos Papandreu, zhvilloi dje një takim me kryetarin e PS-së Edi Rama. Gjatë fjalës së tij Papandreu shprehu mbështetjen për Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit dhe dënoi incidentet e ndodhura dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. “Do të dëshironim që këto zgjedhje të ishin të lira dhe të drejta. Elementet që kemi parë kohët e fundit në TV nuk janë shenjë e mirë, nuk jantë një sinjal i mirë që po i jepet botës, Evropës. Këto janë praktika të cilat na kujtojnë kohët e vjetra, kohët autoritare. Janë praktika të cilat mendoj se nuk kanë miratimin e popullit shqiptar, i cili dëshiron të shohë një Shqipëri evropiane, me perspektivë për integrimin në BE, për të qenë pjesë e familjes sonë të gjerë demokratike”, - u shpreh Papandreu. Njëkohësisht kreu i PASOK-ut bëri me dije bashkëpunimin mes tij dhe kryetarit Rama për hartimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.