Bie në pranga për llogari të drejtësisë italiane
27/06/2009 Për trafik narkotikësh
Gjykata e rrethit gjyqësor në Durrës ka vendosur të njohë vendimin e organit homolog italian lidhur me një dënim të formës së prerë ndaj një shtetasi me shtetësi e kombësi shqiptare. Më datë 23 qershor 2009 gjykata e Durrësit ka njohur vendimin numër 50/05 të datës 19 janar 2009 të gjykatës së Pizas në Itali për dënimin e shtetasit Sokol I.. 33-vjeçari nga lagjja numër 9 e qytetit të Durrësit është dënuar nga drejtësia italiane me 9 vjet heqje lirie nën akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Fill pas daljes së vendimit të gjykatës së Durrësit policia dhe agjentët e saj janë vënë në gjurmët e 33-vjeçarit, i cili është vënë në pranga në kohën që ai po argëtohej në një lokal të lagjes së tij. Gjatë këtij viti gjykata e Durrësit dhe policia kanë ekzekutuar 13 vendime të autoriteteve të drejtësisë italiane lidhur me arrestimin e personave të dënuar në Itali për trafik lëndësh narkotike, favorizim dhe trafik prostitucioni, pjesëmarrje në organizata të ndryshme kriminale etj. Xh. Gradica