"Societe Generale" viktime e nje mashtrimi 7 miliarde euro
PARIS - Banka franceze "Societe Generale" zbuloi se eshte bere viktime e nje mashtrimi, ne aktivitetin brenda saj, i cili arrin nga 4,9-6,9 miliarde euro, perfshire ketu 2 miliarde deficite te lidhura me kredite hipotekare. Me gjithe kete humbje kolosale, fitimi neto i bankes franceze do te jete pozitiv ne 2007-en, i vleresuar nga 600-800 milione euro. Humbja eshte spektakolare ne raport me rezultatin neto 5,221 miliarde euro ne 2006-en. Per t'i bere balle kesaj situate, shoqeria franceze ne fjale, ka bere te ditur ne nje komunikate se do te procedoje me nje rritje kapitali 5,5 miliarde euro ne javet qe vijne.