Evakuohen banoret ne zonat e permbytura ne Fier
Nis evakuimi i banorëve të zonave të përmbytura në lagjen ‘1 Maj “ dhe “ Liri “ të qytetit të Fierit. Dalja nga shtrati i lumit Gjanica ka përmbytur dhjetëra shtëpi .
Duket sikur nuk do të ndalet. Më e keqja nuk ka ardhur.
Vërshimet kanë nisur në orën 05:00 të mengjesit të së premtes. Disa nga banorët janë izoluar në katet e siperme të banesave, kurse disa të tjerë i kanë braktisur shtëpitë.
Ndryshe nga përmbytjet e muajit të kaluar këtë here situata është më e rëndë . Ujërat e lumit kane shkuar deri në 2 metra thellësi në disa zona.
Situata është problematike edhe sepse lumi Seman në të cilin derdhet Gjanica ështe në nivel kritik.
Bashkia e Fierit është ne gjendje gatishmërie. Por vetë banorët mbeten të pakënaqur me vendorët.
Niveli i reshjeve në Mallakastër dhe Fier në 24 orët e fundit ka kapur vlerën e 54 mm-ve . Por dalja e Gjanicës i dedikohet reshjeve përgjate 2 javëve të para të muajit Janar. Nga bordi i kullimit thuhet gjatë kësaj periudhe në Fier ka rënë më shumëse 60 mm shi. Kjo ka shkaktuar edhe tejngopjen me ujë të tokës.
Durrës, përmbyten 320 shtëpi dhe 45 biznese
Gjysma e Durrësit gjendet nën ujë për shkak të reshjeve të 48 orëve të fundit.
320 shtëpi banimi, 45 biznese numërohen në përmbytura në Shijak, Shkozet, zonën e Plazhit, në atë të ish Kenetes.
Prefekti Genci Alizoti paraqet nje harte me te detajuar per territoret e prekura nga permbytja, kurse per kryetarin e Bashkise Vangjush Dako situata eshte dramatike
Bllokimi i kolektorëve nga ndërtimet dhe mbeturinat e papastruara renditen nder shkaqet kryesore te kesaj situate. Por edhe mungesa e energjise ne hidrovore, si ne rastin e atij te porto Romanos, ka agravuar gjendjen. Serioze paraqitet situata dhe brenda qytetit te Durresit.
Në tre shkolla nuk u zhvillua mesimi pasi uji mbuloi oborret dhe katet e para të godinave.
Lezhë
Po kështu, mbi 30 shtëpi kanë prezencë tëe ujit brenda ambjenteve, dhjetëra të tjera jane izoluar, kurse mbi 1500 hektarë tokë janë përmbytur. Kjo është situata pas reshjeve në qarkun e Lezhës, ku probleme ka në Kakarriq, Barbulloje dhe në Shëngjin.
Në qytetin e Shëngjinit sipas kreut të Komunës Salavador Kaçaj, ndërtimet mbi kolektorë dhe bllokimi i kanaleve nga cisternat e naftës në afërsi të portit konsiderohen si shkak i këtyre përmbytjeve.
Në këtë qark reshjet arritën deri në 82 mm, ndërsa prurjet në lumin Drin nga përrenjtë malorë e rritën nivelin me 24 cm mbi kuotën maksimale.