E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sofje, ish-komisionerja e BE-së Gabriel ngarkohet të formojë qeverinë bullgare

Ish-komisionerja bullgare e BE-së, Mariya Gabriel, është ngarkuar të formojë një qeveri në Bullagri, një muaj e gjysmë pas zgjedhjeve të përgjithshme jo-përfundimtare, shkruan ATSH.

Gabriel, 43 vjeçe, e cila shërbeu si komisionere e BE-së për Kërkimin, Inovacionin dhe Arsimin përpara se të jepte dorëheqjen nga detyrat e saj të hënën në BE, ka marrë mandatin e parë nga tre mandatet e mundshme për të ndihmuar në qeverisjen e vendit të saj.

“Unë do të bëj gjithçka që është e mundur për të siguruar që Bullgaria të ketë një qeveri të qëndrueshme dhe funksionale”, tha Gabriel në fillim të një takimi me presidentin Radev, në Sofje.

Gabriel u emërua kryeministre nga aleanca e qendrës së djathtë GERB-SDS për të dalë nga ngërçi politik në Sofje.

Gabriel tha se do të propozonte një qeveri teknokrate me përparësi të qarta që do të kishte një qëllim; mirëqenien e bullgarëve dhe prestigjin e Bullgarisë.

Vendi juglindor i BE-së po përballet me sfida të shumta duke përfshirë inflacionin e lartë, korrupsionin, vonesën e reformës gjyqësore dhe bllokimin e hyrjes në zonën Shengen pa viza.

Presidenti Radev i dha Gabriel për të propozuar një qeveri, deri të hënën e ardhshme.

Gabriel do të zëvendësojë kabinetin aktual kalimtar, të cilin Radev e emëroi pas zgjedhjeve të pesta parlamentare në Bullgari në vetëm dy vjet.

Në parlamentin e Sofjes përfaqësohen gjithsej gjashtë blloqe politike.

( Marrë nga ATSH )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›